×
  • Lajme
  • Lajme / Akuzat e LDK-së

    Hoti: Abuzimi me paranë publike, arsyeja pse s’shihen rezultate në ekonomi edhe pse janë shpenzuar 11 miliardë euro

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 14:55

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të udhëhequr nga Hekuran Murati, duke thënë se po abuzon me paranë publike, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se abuzimi me paranë publike është arsyeja pse nuk shihen rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur në menaxhim Qeveria Kurti gjatë këtij mandati.

    Sipas tij, në abuzim futen kontratat njëburimore, kontratat për shërbime të veçanta siç është fjala për Ministrinë e Financave, pagesa të avancave që Hoti thotë se po bëhen si asnjëherë më parë dhe subvencionet për ndërmarrjet publike dhe për rrymën në Veri.

    Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shohim rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur kjo qeveri në menaxhim gjatë këtij mandati. Ky abuzim përfshinë:

    1. Kontratat njëburimore,
    2. Kontratat për shërbime të veçanta sikur këto në Ministrinë e Financave,
    3. Pagesat e avanceve si kurrë më parë,
    4. Subvencione për ndërmarrje publike dhe rrymën në veri si kurrë më parë etj”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!