Tanket ushtarake izraelite u panë në qendër të Rafahut të martën për herë të parë që kur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) hynë në qytetin jugor në fillim të këtij muaji, thanë dy dëshmitarë okularë për CNN, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Një banor i Rafah, Alaa Abu Ibrahim, i tha CNN se tanket izraelite u panë në rrethrrotullimin e Al Awda në qendër të qytetit.
Një tjetër banore e Rafah, Salma AlKadoomi, tha se ajo pa automjete të blinduara izraelite në zonën e qendrës së qytetit pranë ndërtesës Abu Hashem.
“Këto automjete përparuan në mes të natës,” tha AlKadoomi.
Paraqitja e këtyre tankeve vjen pasi Izraeli nisi një sulm me raketa në një kamp zhvendosjeje pranë Rafahut, duke vrarë dhjetëra dhe duke nxitur thirrjet ndërkombëtare që Izraeli t’i bindet vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëroi Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në qytet./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.