×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Izraeli sulmon zonën e evakuimit në Rafah të Gazës

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 18:18

    Tanket izraelite kanë sulmuar kampion me tenda në zonën e evakuimit në perëndim të qytetit Rafah në Gaza, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

    Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë këtij sulmi kanë mbetur të vrarë të paktën 21 persona.

    Izraeli ka nisur avancimin drejt qendrës në qytetit jugor të Gazës pas bombardimeve të së hënës.

    Dy ditë më parë nga bombardimet izraelite mbetën të vrarë disa palestinezë në një tjetër kamp.

    Të paktën 12 prej të vrarëve ishin gra.

    Në qendër të qytetit Rafah, tanket dhe automjetet e blinduara janë pozicionuar në afërsi të xhamisë Al-Awda.

    Tanket izraelite shihen për herë të parë në qendër të Rafahut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!