×
  • Sport
  • Sport

    Bellingham lojtari i sezonit në La Liga

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 20:36

    Mesfushori Jude Bellingham është shpallur lojtari më i mirë i La Ligas për sezonin 2023-24.

    Ai këtë çmim e mori pas realizimit të 19 golave dhe 6 asistimeve për Real Madridin.

    Sivjet, anglezi është shpallur kampion i La Ligas me “Mbretërit” dhe është në finale të Ligës së Kampionëve.

    Të shtunën ai do të luajë kundër Borussia Dortmundit nga e cila u transferua te Reali për më shumë se 100 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!