×
  • Sport
  • Sport

    Albion Rrahmani pjesë e formacionit të sezonit në Rumani

    Reporteri
    29 Maj 2024 | 12:44

    Albion Rrahmani ka pasur një super sezon me skuadrën e tij të Rapid Bucurestit.

    Në 30 paraqitjet e edicionit në Superligën e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 19 gola në të gjitha garat.

    Lexo Edhe:
    Këto paraqitje tejet të mira të tij, kanë bërë që sulmuesi kosovar të zë vend në formacionin e sezonit në Rumani.

    Përveç 19 golave, Rrahmani ka kontribuar edhe me pesë asistime.

    Ai është futbollisti më i kërkuar në treg. Për të interesim ka nga disa top skuadra evropiane, si nga kampionati anglez, italian e ai gjerman.

    Në Angli, më e interesuara është Aston Villa, në Itali ekipi i Napolit, ndërsa në gjermani Werder Bremeni.

    Vlera e 23-vjeçarit sipas sajtit “Transfermarkt” është 2.3 milionë euro./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!