Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët i ka përgëzuar për punën ekipore dhe fitoret që po i sjellin Kosovës.
Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se lojëtarët e kombëtares së Kosovës po luftojnë për ëndrrën e rinisë së Kosovës.
“Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë. Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës. Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë. Përkrahe Kosovën! #PerkraheKosoven”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/435679630374013/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.