×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Edhe sot diell e rrebeshe shiu

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 7:11

    Megjithë intervaleve me diell, ditën e enjtë, rrebeshe e bubullima, mund të zhvillohen që nga orët e paradites, së pari në perëndim të vendit, e më pas të shtrihen edhe në pjesë tjera.

    Lokalisht nuk duhet përjashtuar mundësi për reshje më intensive shiu të shoqëruara edhe me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.

    Nga dita e premtë pritet mot më stabil, me intervale më të gjata me diell, e rrebeshet e shiu mbetet më të izoluara përreth zonave malore. Temperaturat shënojnë rritje deri në fundjavë, në 27C e 28C.

    Ndonjë rrebesh shiu mund të paraqitet pasditën e së dieles.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!