×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Prishtinë: Plagoset aksidentalisht me AK-47 një shtetas rumun, konfiskohen fishekë e armë të tjera

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 10:20

    Një person është arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur një shtetas rumun, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një armë zjarri ak-47 me të cilën edhe dyshohet që është plagosur viktima, poashtu janë konfiskuar edhe 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë.

    Njoftimi i policisë:

    SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

    Prishtinë 29.05.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull shtetas i Rumanisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar: një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!