Një person është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si rrjedhojë është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Sipas Policisë, momentalisht nuk ka persona të dyshuar, teksa gjatë ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një kartelë telefonike.
“Raportohet se në rrethana të panjohura është therur me thikë viktima mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë dhe një kartelë telefonike. Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.