×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    I pakënaqur me gjobën, një person në Prizren fyen dhe sulmon fizikisht dy zyrtarë policorë

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 10:54

    Mesditën e së mërkures është arrestuar një persn në Prizren, pasi i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik, ka fyer dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë arrestimit, i dyshuari dhe dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

    Prizren 29.05.2024-12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari dhe zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!