Ndalesa në një lokal në Katund të Ri të Elbasanit, rezultoi i gabuar për një taksist.
Aty ai u grabit dhe mbajt peng nga përgjegjësi i lokalit dhe një mik i tij të cilët i morën 2 mijë euro dhe e mbajtën peng për disa orë të mos tregonte.
Taksisti ka thënë se është mbajtur deri në orën 02:00 të mëngjesit të së mërkurës, 4 shtator, ndërsa paratë i kishte për të paguar shkollën e vajzës.
“Më kanë mbajtur deri në 2 të natës peng, deri sa gjeta mundësi të lajmëroja policinë. 2000 euro më kanë marrë do paguaja shkollën e gocës”, është shprehur taksisti që rezulton kushëri i gjyqtares Zamira Vyshka.
Policia thotë se ka arritur të dokumentojë vjedhjen me pengmarrje dhe ka çuar në pranga katër persona.
Në pranga përfunduan Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç u arrestuan për për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Gjithashtu u arrestuan edhe dy kamarierë të lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Këta të fundit sipas Policisë gënjyen në dëshmitë e para për ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.