×
  • Lajme
  • Lajme

    Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 12:34

    Delfin Pllana është emëruar ambasador i Kosovës në Hungari, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Emërimi i tij është bërë i ditur përmes një postimi në platformën “X” nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të cilin edhe e ka uruar.

    Osmani është shprehur se bindur se do të forcojë lidhjet mes dy vendeve.

    “I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai hyn në detyrën e tij të re si Ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari. Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe të thellojë lidhjet midis popujve tanë”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!