Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati ka thënë se kjo parti nuk ka votë për planin urbanistik për lagjen “Kalabria”, për të cilin Musmurati tha se po tentohet të kontrabandohet prona private në kurriz të banorëve të kësaj lagjeje.
Musmurati e ka krahasuar këtë plan urbanistik me atë të Badocit duke akuzuar Përparim Ramën është shndërruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin e propozuar për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në Kalabri sot, Përparim Rama po tregon që është shëndrruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim.
PDK-ja në Prishtinë ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket Badocit – prona publike nuk mund të tjetërsohet me asnjë kusht. Faktikisht, ra Badoci dhe u ndamë.
Rrjedhimisht, PDK-ja nuk ka votë për ketë plan të Kalabrisë, përmes së cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve. Ne nuk e kemi anuluar planin e kaluar, që sot të miratojmë një tjetër plan që ka synim akomodimin e interesave të disa kompanive të ndërtimit. Kjo më së miri shpërfaqet aty ku sot është Stacioni i Autobusëve, ku mbi 15 hektarë tokë publike po parashihet të ipen për kompani të ndërtimit”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Reagimi i plotë:
A po përsëritet Badoci edhe në lagjen Kalabria?
Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin e propozuar për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në Kalabri sot, Përparim Rama po tregon që është shëndrruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim.
PDK-ja në Prishtinë ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket Badocit – prona publike nuk mund të tjetërsohet me asnjë kusht. Faktikisht, ra Badoci dhe u ndamë.
Rrjedhimisht, PDK-ja nuk ka votë për ketë plan të Kalabrisë, përmes së cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve. Ne nuk e kemi anuluar planin e kaluar, që sot të miratojmë një tjetër plan që ka synim akomodimin e interesave të disa kompanive të ndërtimit. Kjo më së miri shpërfaqet aty ku sot është Stacioni i Autobusëve, ku mbi 15 hektarë tokë publike po parashihet të ipen për kompani të ndërtimit.
Përpjekja me Badocin dje, me Stacionin e Autobusëve sot, me Pishinën e Gërmisë dhe me kushedi se çfarë hapësire publike tjetër nesër, tregon qartë për çfarë qëndron Përparim Rama. Kjo gjithashtu tregon edhe për çfarë PDK-ja do të jetë gjithmonë kundër.
Ulpiana, Dardania e Bregu i Diellit janë lagje të Prishtinës që janë zhvillu para më shumë se 40 vjetësh. Vlera e këtyre lagjeve qëndron pikërisht mbi faktin se si janë planifikuar. E sot në vitin 2024 po tentojmë të krijojmë lagje që që janë më pak të jetueshme sepse tjetërsojnë pronën publike. Jo me votën tonë.
PDK-ja në Prishtinë gjithmonë do të mbështesë planet të cilat kanë në qendër interesin e qytetarëve, janë të jetueshme dhe mbrojnë pronën publike. Do të votojmë planin e Kalabrisë atëherë kur respekton banorët, rritë vlerën e tokës së tyre por edhe e krijon një ambient të jetueshëm për ta.
Kujtojmë se banorët e lagjes “Kalabria” kanë protestuar të premten e kaluar para objektit të Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me planin urbanistik të komunës për këtë lagje. /Reporteri.net/
Banorët e Kalabrisë brenda mbledhjes së Kuvendit Komunal, përplasje e tensione në sallë