Në raportin e KDI-së, tri komunat më transparente kanë rezultuar Lipjani, Ferizaj, Drenasi dhe Prizreni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I kënaqur me këtë lajm është shprehur Memli Krasniqi, pasi tri komunat, Ferizaj, Drenasi, Prizren janë komunat që udhëhiqen nga partia që ai drejton.
“Këto suksese të komunave tona nuk janë më një risi – por rezultate të një pune profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi, derisa ka përgëzuar kryetarët e këtyre komunave.
“Modeli i qeverisjes që e vendos interesin qytetar në qendër, i zbatuar nga PDK, po rikonfirmohet vit pas viti si modeli më i suksesshëm në vend”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Tri komuna të cilat udhëhiqen nga Kryetarët e PDK-së, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, sot janë shpallur kampione për transparencë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Këto suksese të komunave tona nuk janë më një risi – por rezultate të një pune profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.
Me mbi 90 % të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe katër komuna të tjera që udhëhiqen nga PDK-ja, Skenderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria, ndërsa edhe Hani i Elezit është pozicionuar afër tyre. I përgëzoj kryetarët e komunave tona për përkushtimin e tyre në shërbimin publik.
Modeli i qeverisjes që e vendos interesin qytetar në qendër, i zbatuar nga PDK, po rikonfirmohet vit pas viti si modeli më i suksesshëm në vend.
Asgjë më pak se punë, projekte konkrete, transparencë e përmirësim të mirëqenies së qytetarëve!