×
  • Lajme
  • Lajme / Mbyllet grupi

    Arrestimi i shtatë administratorëve të “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet plagë jetësore

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 14:59

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e administratorëve të grupit famëkeq në rrjetin social Telegram, “Albkings”.

    Haxhiu tha se “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve, por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.

    “Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, tha Haxhiu.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë në një konferencë për media ka bërë të ditur se shtatë persona janë vënë në pranga për rastin “Albkings”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi tha se se ky ishte një rast mjaft delikat, për të cilin hetimet pritet të zgjerohen edhe më shumë, edhe sa u përket personave të arrestuar, por edhe veprave penale për të cilat akuzohen.

    Ai tha se këta persona janë arrestuar për një kohë mjaft të shkurtë si pasojë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

    Prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

    “Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/

    Mbyllet grupi “Albkings”, arrestohen shtatë personat që shpërndanin pamje denigruese të vajzave

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!