×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Shkolla në Fushë Kosovë anulon aktivitetet për Ditën e Fëmijëve për shkak të trendit të rrezikshëm në Tik Tok, flasin nga policia

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 14:55

    Shkolla fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ka marrë vendim për t’i anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për 1 Qershor.

    Kjo pasi kjo shkollë thotë se ka identifikuar disa raste (lojë në Tiktok ku bëhet gërvishtja e trupit me mjete të ndryshme). Kështu u bë e ditur në një njoftim që qarkulloi në rrjetet sociale.

    “Të nderuar kolegë, Me kërkesë të drejtorit të shkollës, nesër me datë 31.05.2024 pezullohen të gjitha aktivitetet për ditën e nesërme me rastin e festës se 1 Qershorit për shkak të rasteve të identifikuara (lojë në Tiktok ku bëhet gërvishja e trupit me mjete të ndryshme) në shkollë dhe të përcjellura në polici. Aktivitetet e planifikuara mbahen për ditën e shkollës me 11 qershor. Nesër mbahet mësim i rregullt”, u tha në njoftimin e publikuar.

    Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se janë të njoftuar për këtë rast dhe po e trajtojnë në koordinim me institucionet kompetente. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!