Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, është shprehur i zhgënjyer pas publikimit të listës së çmimeve të barnave, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit, Haxhiu ka thënë se vërehet shtrenjtimi i barnave, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e varfërisë së qytetarëve.
“Rritjen e çmimeve e cila ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e varfërisë. Sa e sa kohë që ne e monitorojmë këtu, ligjin për shërbime sociale…Për këtë na tregon shumë edhe ligji tjetër, të cilin ne e kemi votuar si Kuvend, ligji për rregullimin e çmimeve të produkteve medicinale me të cilin qëllimi dhe synimi i të gjithëve ka qenë që me këtë ligj të ulen çmimet e barnave dhe të ketë një unifikim të çmimit të barnave në nivelin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, i zhgënjyer me atë që kam parë pas publikimit të listës së çmimeve të barnave, ku barnat të cilat sot janë në treg me pakicë, në listën e çmimeve dalin shumë më shtrenjtë sesa që janë në treg me pakicë…Rritja të çmimit të barnave ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e varfërisë së qytetarëve”, tha Haxhiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.