Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka njoftuar se në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal sot është shkarkuar nënkryetarja e kësaj komune, Natasha Tomaniq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftimin e tij në Facebook, Peci bëri të ditur se kjo pikë e rendit të ditës, me pikat tjera, janë miratuar unanimisht.
Sipas Pecit, Natasha i kishte kaluar kompetencat e pozitës së saj.
Njoftimi i plotë:
Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
Sot, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Zveçanit, me gjithsej pesë (5) pika të rendit të ditës.
Mbledhja është kryesuar nga kryesusja e Kuvendit Komunal, Selvete Kelmendi, ndërsa merrnin pjesë: Kryetari i Komunes, Ilir Peci, Shefja e Kabinetit, Rinore Zymeri, Nenkryetari, Besart Peci, drejtor te drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit, zyrtar të komunës dhe përfaqësues të UNMIK-ut dhe BE-se.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjës së kaluar- është miratuar me shumicë votash.
2. Propozim-vendime për ndarjen e mjeteve financiare sipas kërkesave të qytetarëve, pas raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësit natyrore të Komunës së Zveçanit dhe një ndihmë financiare për trajtim dhe rehabilitim të fëmiut dy vjeçar, të cilat u miratuan unanimisht.
3.Raporti i punës për projektet e realizuara nga drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë Mbrojtje Civile dhe Zjarrfikës, drejtori Egzon Sheremeti.
4.Propozim-vendim për shkarkimin e Nënkryetares për Komunitete, Natasa Tomanic.
5.Te ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht, ndërsa pika e katërt (4) e rendit të ditës u propozua nga Kryetari i Komunë i cili para asambleistëve i dha të gjitha arsyet për shkarkimin e Nënkryetares për Komunitete, Natasa Tomanic, e cila kishte tejkaluar kompetencat e pozitës së saja. Pra, duke u pajtuar me Kryetarin Peci, të gjithë asambleistët votuan njëzëri për shkarkimin e saj.
Në pikën e pestë (5) u propozua ndrrimi i një antari në Komitetin për Komunitete, për shkak të mungesave në mbledhje dhe u miratua unanimisht.