Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të ketë vende si Serbia në NATO apo edhe në Bashkimin Evropian.
Kjo për faktin se, sipas Gërvallës, Serbia me paratë nga Bashkimi Evropian do të blejë armë ruse dhe do të mbështes ambiciet ruse në Evropë.
Këtë deklaratë, Gërvalla e bëri në një intervistë për televizionin kanadez CBC News – “Power and Politics Program”, gjatë vizitës zyrtare në Kanada.
“NATO dhe BE duhet të hapin dyert për ato vende që synojnë dhe që janë duke luftuar për të njëjtat vlera, të njëjtat parime siç kanë vendet e NATO-s dhe BE-së. E di që nuk duhet të ketë vend për ato vende si Serbia që duan të kenë paratë nga BE për të blerë armë ruse dhe për të mbështetur ambiciet ruse në Evropë. Por për të gjithë të tjerët që janë gati të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë, është koha përfundimtare për të lëvizur”, ka thënë ndër tjerash Gërvalla.
Ndërsa për Kosovën, ministrja shprehet se populli i saj duhet të vendosë së a duhet të anëtarësohet në NATO ashtu edhe në BE, e jo fqinjët e saj.
“Kosova është vendi më i vogël, demokracia më e re evropiane diku atje në Ballkanin Perëndimor, por është një vend ku shumë gjeopolitikë, tregojnë ndikimin e tyre në momente shumë të rëndësishme siç kemi tani në Evropë”, tha Gërvalla për CBC-n kanadeze.
“Pra, në Kosovë, ne nuk synojmë vetëm të bashkohemi me Bashkimin Evropian, por duke pasur popullsinë më të re në Evropë, duke pasur njerëzit më pro-evropian dhe pro-NATO në Evropë. Duhet të potencoj që më shumë se 93 për qind e njerëzve në Kosovë mbështesin anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha Gërvalla. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.