Dogana e Kosovës bashkë me sektorin e Korrupsionit të Policisë së Kosovës kanë bastisur dje shtatë biznese në Gjilan, ku kanë gjetur dhe konfiskuar mbi 33 kilogramë ari, mijëra euro e franga, shkruan Reporteri.net.
Në Facebook, Dogana tani ka publikuar edhe pamje të arit dhe parave që ishin fshehur nga të dyshuarit.
Është bërë e ditur poashtu se nga ky operacion, janë arrestuar gjashtë persona, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Sekuestrohen 33 kg ari
Gjilan 1 qershor 2024 Dogana e Kosovës në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime operacionale të kontrolleve në rajonin e Gjilanit. Pas pranimit dhe verifikimit të informatave për dyshime për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtrojnë veprimtarinë e argjendarive.
Në kuadër të këtij operacioni, janë kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
• 33 kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari)
• 14,650.00€ (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro)
• 9,720.00 franga zvicerane (nëntë mijë e shtatëqind e njëzet franga zvicerane)
Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit kujdestar, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe korrupsionit, duke garantuar sigurinë dhe rendin për të gjithë qytetarët. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit për një shoqëri më të sigurt dhe të drejtë”, thuhet në reagim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.