Një tjetër aksident me vdekje ndodhi këtë të dielë në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator ka vdekur pasi një masiv dheu dhe inertesh e zuri poshtë, teksa po punonte.
Minatori që humbi jetën është identifikuar si Z.Murati, 60 vjeç.
Policia njoftoi se në orën 11:30, minatori u dërgua në spital pa shenja jete.
Në deklaratën e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, thuhet se aksidenti ka ndodhur në punë në minierën e Bulqizës dhe se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Vdekja e minatorit shënon aksidentin e dytë fatal brenda një periudhe të shkurtër në këtë sektor.
Disa ditë më parë, një 40-vjeçar vdiq në një galeri kromi në Martanesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.