×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Aksident me fatalitet në rrugën Dragash-Zhur, vdes një 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 15:15

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 10:50 në rrugën Dragash-Zhur, ku kanë humbur jetën dy persona, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të policisë, ka humbur jetën një 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar.

    Aksidenti tragjik ka ndodhur mes një kamioni rimorkio dhe një veture.

    Lidhur me rastin një person është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i policisë:

    Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Dragash- Zhur, dy persona kane humbe jetën

    Prizren, 03 qershor 2024

    Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

    Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërguar në Prishtinë.

    Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

    Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!