×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Nënë e bijë humbën jetën në aksidentin te “Laku i Keq” në rrugën Dragash-Zhur

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 15:43

    Nga aksidenti me fatalitet në rrugën Dragash-Zhur, mes një kamioni rimorkio dhe një veture ka lënë të vdekur nënë e bijë.

    Kjo është konfirmuar për gazetën online Reporteri.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Në aksident kanë mbetur të vdekura nënën e bijë”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 42-vjeçare dhe vajzën e saj 3-vjeçare, ndërsa kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në vendin e njohur “Laku i Keq”.

    “Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

    Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërguar në Prishtinë.

    Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

    Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!