×
  • Lajme
  • Lajme / Gjykata Themelore në Prizren

    U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarve për grabitjen në Suharekë

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 17:02

    Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit, katër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë.

    Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake Teuta Krusha, ndaj të pandehurve Bujar Basha, Besart Istrefi, dhe Leutrim Cakolli, të dyshuar për veprën penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par. 4 dhe të pandehurit Trim Baraku, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Prizren …iu është vazhduar Masa e Paraburgimit, edhe për 2 (dy) muaj e cila mund të zgjasë deri më datë 30.06.2024”, tha Lekaj për Reporteri.net.

    Ngjarja kishte ndodhur më 22 qershor të vitit 2023 në një nga argjendaritë në Suharekë, ku si pasojë të dyshuarit kishin plagosur një polic, ndërsa një tjetër kishte marrë lëndime.

    Siç ishte raportuar, vlera e arit të vjedhur është 250 mijë euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!