×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në kërkim prej 1 viti, Santiago Malko punonte si inspektor pyjesh

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 19:22

    Edhe pse ishte në kërkim nga policia për ngjarjen e një viti më parë në ish-bllok ku mbeti i vrarë truproja i Ervis Martinajt, ish-polici Santiago Malko punonte si inspektor pyjesh.


    26-vjeçari u ekzekutua me 10 plumba në atenatin që iu bë mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. 10 ditë pas kësaj ngjarje zbulohen detaje të reja për ish-policin.

    Në xhepin e tij grupi hetimor ka gjetur një kartë e cila e identifikonte atë si Inspektor pranë Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve. Ditën e vrasjes, Malko ka qenë në krye të detyrës.

    kandali thellohet më tej po t’i referohemi skedës së 26-vjeçarit. Në kërkim nga policia prej një viti, ai vijonte të punonte në administratë. Ngjarja e 4 tetorit 2018 dhe shpallja në kërkim policor nuk e kishte penguar atë që të vijonte punën.

    Mësohet se emri i Malkos është hequr nga Inspektorati i Mjedisit është bërë dy ditë pas vrasjes. Ky skandal që përfshin Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve, por edhe Policinë e Shtetit, e cila nuk ka bërë verifikimet për Malkon dhe pozicionin e tij të punës në administratë, përkon me largimin nga detyra të kryeinspektorit, Armando Lamaj.

    Ky i fundit dyshohet se i ka ofruar mbrojtje Malkos gjatë kohës që ishte në kërkim policor, duke e mbajtur në detyrën e inspektorit pyjor. Santiago Malko u tërhoq nga policia e shtetit në vitin 2016 pas një sherri me vëllezërit Edmond e Gentian Lashi, pronarë të një pike bastesh sportive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!