×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 7:25

    Ngjarjet e datë 04 qershor 2024:

    Vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë ora 09:00-16:30)

    Mbahet Konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes”. Konferenca do të përfshijë një prezantim mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 10:00)

    DokuFest prezanton Bibliotekën Digjitale për Mësimdhënësit. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 10:00)

    Nis edicioni i dytë i “DigiCamp 2024” me temën “Ndërveprimi në mes individit dhe qeverisë si hap drejt së ardhmes”. Në mesin e pjesëmarrësve, prezent do të jetë dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Innovation and Training Park (ITP) në Prizren, ora 10:00)

    Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit. Do të organizohen aktivitete sportive në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. (Ora 10:00)

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupet e punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedure dhe shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

    Bëhet lansimi zyrtar i projektit inovativ HybridLAB – “Kundër Narrativeve të Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperiencial”, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. (Biblioteka Hivzi Sylejmani, Rruga UÇK, nr. 10, Prishtinë, ora 11:00)

    Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit bën mbjelljen e pemës olimpike 2024. Pema do të mbillet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. (Aktiviteti organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 13:30 deri në 14:30)

    Lansohet faza e dytë e programit EJA Kosovë të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe ndarjes së Çmimit për Demokraci për vitin 2023. (Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, ora 14:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!