Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka shpallur fitoren në zgjedhjet e shtetit, ani pse aleanca e tij nuk ka mundur të siguronte 400 ulëse ashtu siç ka parashikuar, raporton BBC.
Aleanca e tij BJP është duke prirë me më pak se 300 ulëse, teksa partitë opozitare kanë siguruar 230 ulëse.
Partia ose aleanca që fiton më shumë se 272 nga 543 ulëset e parlamentit, mund të formojë qeverinë.
“Populli ka vendosur besimin në NDA-në (Aleanca Kombëtare Demokratike) për herë të tretë me radhë”, ka shkruar Modi në X.
Zgjedhjet më të mëdha në botë janë mbajtur në shtatë faza gjatë gjashtë javëve.
Gati 1 miliard njerëz ishin regjistruar për të votuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.