×
  • Lajme
  • Lajme / Ferizaj

    Ministrja Haxhiu viziton nënën e Eronës e cila u vra nga ish-partneri i saj, bëjnë thirrje për mbështetje të vajzave

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 19:55

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit e cila u vra javë më parë nga ish-partneri i saj në Ferizaj.

    Ministrja Haxhiu thotë se familja ka dhimbje të madhe për vrasjen e Eronës.

    “Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria. Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe”, shkruan Haxhiu në postimin e saj.

    “Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës”, shkruan ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!