×
  • Lajme
  • Lajme / Deklaratë

    Ish-hetuesi policor: Të gjitha takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 23:15

    Bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe terroristit Millan Radoiçiq, u bënë sërish temë diskutimi në Kosovë.

    Me këtë rast, ish-hetuesi policor Murat Mehmeti, tha se të gjitha takimet të politikanëve të kosovarë por edhe të personave të tjerë, janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.

    “Jo pse Radoiçiqi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiqi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiqit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti në Klan Kosova.

    Këto incizime të publikuara nga gazeta Nacionale janë të dytat të publikuara gjatë këtyre dy viteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!