Presidentja Vjosa Osmani, sot në shënimin e Ditës së Mjedisit, përmes një video ka thënë se sfidat për një mjedis të pastër janë të vështira, megjithatë secili ka përgjegjësi për të ruajtur mjedisin.
Me pamjet nga bukuritë e Kosovës, nis nga ujëvara e Mirushës, Osmani ka shtuar se çdo ditë është Dita e Mjedisit.
“Dhe kur ne e ushqejme atë, ajo na ushqen në këmbim. Sfidat me të cilat përballemi të gjithë në ruajtjen e mjedisit tonë janë të mëdha, por rreziku është edhe më i madh. Ne duhet të veprojmë tani për ta mbrojtur planetin që ne të gjithë e quajmë shtëpi. Kjo përgjegjësi bie mbi të gjithë ne, individualisht dhe kolektivisht. Ne të gjithë kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur burimet natyrore që mundësojnë jetën dhe për t’u siguruar që ato të mbeten të qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, ka thënë Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.