Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje te qytetarët që jetojnë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që të dalin të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen më 6-9 qershor, shkruan Reporteri.net.
Ai ka bërë thirrje të votohen partitë simotra të PDK-së, pasi PDK-ja është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Të dashur bashkëqytetarë që jetoni në shtete anëtare të Bashkimit Evropian,
Siç e dini, nga 6 deri më 9 qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
E kemi thënë disa herë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme që do t’a përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.
PDK është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE dhe duke e ditur që partitë anëtare të familjes sonë politike gjithmonë kanë qenë në përkrahje të plotë të lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, unë ju ftoj që në këto zgjedhje t’i mbështesni partitë tona simotra masivisht me votën tuaj.
Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.