×
  • Lajme
  • Lajme / Drafti i BE-së

    Rohde: Drafti për Asociacionin ishte i mirë, i mbetet qeverisë ta dërgojë në Kushtetuese

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 19:17

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Röhde ka thënë që Drafti i BE-së për Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe ka qenë i mirë.

    “Gjermania gjithmonë ka thënë, dhe unë gjithmonë kam thënë, që Kosova i përket Këshillit të Evropës, jo vetëm Gjermania, por edhe anëtarët e QUINT-it [që nuk janë anëtarë të Këshillit të Evropës] dëshirojnë që Kosova të jetë në Këshillin e Evropës”, ka thënë Rohde në Info Magazine të Klan Kosovës.

    “Dhe kjo na shpie në temën e ASM-së dhe kemi pritje të qarta që Kosova po lëviz në atë drejtim, dhe siç e dini, kjo ishte shpërndarë ose publikuar publikisht, ishte një letër nga tre udhëheqësit, kancelari, kryeministrja Meloni”.

    “U thamë: Shikoni, duhet ta dërgoni këtë draft të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo nuk ka ndodhur. Cilin draft? Draftin e BE-së sepse ka qenë një draft i mirë.

    “Edhe kryeministri ka thënë se ishte shkruar në vijë me Kushtetutën dhe është mbështetur nga BE-ja”.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë,  javë më parë në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se hapi i fundit i Qeverisë së Kosovës, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me draft-statutin për Asociacionin, ishte hap i pritshëm e konkret, ndonëse, thotë se “ende nuk kanë ndodhur hapat e vështirë”.

    “QUINT-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa realë për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

    Sipas ambasadës, dorëzimi i draft-statutit në Kushtetuese është një ndër hapat që Kosova ka paralajmëruar.

    Ambasada gjermane në Kosovë: Dorëzimi i draft-statutit për Asociacionin i pritshëm, por “hapi i vështirë ende nuk ka ndodhur”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!