×
  • Sport
  • Sport

    Modric nënshkruan kontratën e re me Realin, mbetet në kryeqytet edhe një sezon

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 7:49

    “10-shi i skuadrës”, Luka Modric do të vazhdojë edhe një vit në kryeqytetin spanjoll.

    Mesfushori kroat sot ka nënshkruar kontratën e re, e cila e mban 38-vjeçarin edhe një vit me fanellën mbretërore, shkruan “Gazeta Express”.

    Modric është pajtuar me një ulje të ndjeshme page, gjersa përveç kësaj, është dashur të pajtohet me rolin e rezervistit.

    Mesfushori sezonin që lamë pas kishte vetëm afër 50% të ndeshjeve si startues, derisa arriti të shënojë 2 gola e të dhurojë 8 asistime në të gjitha garat.

    Gjatë sezonin që sapo përfundoi, Modric me Real Madridin dolën fitues të Superkupës spanjolle, La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

    Modric i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2012 nga Tottenhami si 26-vjeçar.

    Gjatë karrierës në Madrid, Modric është po ashtu edhe një herë fitues i Topit të Artë në vitin 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!