Me finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s tani pas nesh, tifozët nuk do të presin gjatë pasi vëmendja kthehet me shpejtësi tek ajo që duhet të jetë një verë emocionuese ndërkombëtare me Euro 2024.
Superkompjuteri Opta ka simuluar Euro 2024 10,000 herë dhe ka konfirmuar përqindjet e tij para turneut, transmeton Gazeta Express.
Anglia është më favoritja me 19.9% të gjasave, e ndjekur nga Franca me 19.2%.
Ndërkohë, Shqipëria është e parafundit me gjasa me vetëm 0.2%.
Më poshtë se kuqezinjtë është vetëm Gjeorgjia me 0.1%, e cila debuton në një Evropian.
Për të kaluar në çerekfinale, gjaat e Shqipërisë janë 11.6%.
Kujtojmë se Shqipëria gjendet në grupin e vdekjes, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.