Është një prej lagjeve më të bukura dhe me ekskluzive në kryeqytet. Ndërtimi i saj ka filluar në shtator të vitit 2020 dhe ka përfunduar fiks dy vite më vonë. Standardi i ndërtimit është shumë i lartë. Rrugët janë të gjera dhe me parkingje e trotuare në të dy anët.
Në qendër të lagjes shtrihet një park i gjerë, në të cilin përpos gjelbërimit janë të vendosura disa fusha sportive dhe këndet e lojërave për fëmijë. Lagja është e tipit të mbyllur dhe në të lejohet qasja vetëm për banorët e saj.
Në kuadër të sipërfaqeve të përbashkëta të lagjes “Qendresa Home”, përcaktuar edhe me leje ndërtimore, ndodhet edhe një objekt i përbashkët në qendër të parkut, i ndërtuar si pjesë e lagjes dhe si i tillë i dorëzuar nga invesitori tek banorët së bashku me infrastrukturën e lagjes, vjeshtën e vitit 2022.
Objekti i përbashkët, që sipas lejes ndërtimore, nuk ka një destinim të caktuar dhe është dorëzuar tek banoret e lagjes që ata ta shfrytëzojnë sipas nevojave të tyre.
Por, pikërisht kjo hapësirë e përbashkët ka ngjalle debat mes banoreve rreth destinimit të shfrytëzimit të saj.
Një pjesë e kësaj hapësire, është propozuar nga një pjesë e banorëve që të shfrytëzohet si faltore, ku pjesëtarët e komunitetit mysliman te kësaj lagjeje do të mund të kryenin obligimet e tyre fetare.
Por, ky propozim ka hasur në kundërshtimin e disave të tjerëve që jetojnë në këtë lagje të cilët nuk pajtohen qe faltores t’i ndahet një hapësirë e tillë.
Arsyetojnë se hapësira e propozuar për faltore ka mundësi te jete me e madhe sesa nevojat e banoreve te lagjes dhe se një hapësirë e tillë mund shfrytëzohet në mënyra me produktive për komunitetin.
Prej shtatorit të vitit 2022, kur Investitori ka përfunduar punimet dhe ka dorëzuar lagjen në pajtueshmëri të plotë me lejen ndërtimore, lagja menaxhohet dhe udhëhiqet nga këshilli i saj, i organizuar nga vetë banorët.
E pikërisht këshilli i banorëve, për shndërrimin e një pjese të hapësirës së përbashkët në faltore për besimtarët mysliman, kishte organizuar një lloj votimi mes banorëve, në të cilin shumica vendosi pro objektit të kultit.
Megjithatë, ky debat mes banoreve po vazhdon tash e disa muaj.
Reporteri.net do t’ju mbajmë të informuar dhe do ta monitorojmë edhe tutje situatën dhe ecurinë e saj.