×
  • Lajme
  • Lajme / Përmenden viktimat

    Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për krime lufte

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 16:22

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

    Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga kjo prokurori, vepra është e sanksionuar me ligjin penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

    I pandehuri akuzohet se rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e viktimave, Reshat Daçaj, Binak Daçaj e Fatmir Bojaxhiu.

    I pandehuri është nën masën e paraburgimit. Çështja i ka kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!