×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësiti Policor i Qeneve nga Kosova, zë vendin e parë në garën rajonale në Tiranë

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 9:09

    Ekipi i K9 i Policisë së Kosovës ka marrë pjesë në garën rajonale të mbajtur në Tiranë.

    Siç njofton policia, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë.

    “Në Tiranë, nga data 4 deri më 7 qershor 2024, është mbajtur gara ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qenve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla. Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës- Njësia K9. Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik”, bëhet e ditur në njoftim.

    Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!