×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Policisë

    Arrestohet një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit, hyri në Kosovë ilegalisht

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 9:35

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit.

    Sipas policisë i njëjti pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt.

    Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ai është arrestuar në mëngjesin e së premtes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!