×
  • Sport
  • Sport / Kampionati Evropian

    Kjo është lista finale e Shqipërisë, 8 kosovarë pjesë e kuqëzinjëve për EURO 2024

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 13:08

    Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.

    Pas fitores në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit, tekniku brazilian ka vendosur për 26 futbollistët që do i marr me vete në Gjermani.

    Janë saktësisht tetë futbollistë nga Kosova që i janë bashkuar kuqëzinjëve, për EURO 2024: Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Amir Abrashi e Ylber Ramadani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Medon Berisha, shkruan Reporteri.net.

    Portieri Simon Simoni nuk do të jetë pjesë e listës, por do të udhëtojë drejt Dortmundit me skuadrën dhe do të qëndrojë në kampin bazë me ekipin gjatë Europianit.

    Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

    Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

    Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

    Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

    Kujtojmë që Shqipëria në fazën e grupeve do të luaj kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!