×
  • Lajme
  • Lajme

    Avni Arifi: Kurti e vodhi djathtisten Gërvalla, e shndërroi në militante të majtë anti-Vjosë

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 13:37

    Avni Arifi, ish-zyrtar i AAK-së është rikthyer në kohën kur AAK e NISMA kishte bashkëpunuar me Kurtin përgjatë kohës së protestave, duke thënë se Kurti ishte munduar të përdorte këtë bashkëpunim për t’ua marrë të dy partive aktivistët, për t’iu bashkuar VV-së.

    Arifi thotë se të njëjtën gjë Kurti e ka bërë tinëz liderëve të dy partive, duke i ftuar anëtarët e kryesisë për darka e madje thotë se krijonte edhe miqësi personale me qëllim të rekrutimit në parti.

    Ai thotë se duket që të njëjtën gjë e ka aplikuar edhe tek partneriteti me Vjosa Osmanin, dhe sipas tij  shihet qartë që Kurti “e ka vjedhur djathtisten Schwarz dhe e ka shndërruar në militante të së majtës pastër Anti-Vjosë”.

    Postimi i plotë:

    Lëvizja Vetëvendosje e sidomos Kurti nuk e njeh konceptin e partneritetit politik e as koalicionin me asnjë partner kurrë. Gjatë kohës kur ishte në koalicion protestash me AAK-NISMA listën e takimeve të përbashkëta të degëve dhe nëndegve për organizim të protestave VV e përdorke për të i “ftuar” pastaj aktivistët që të braktisnin AAK dhe NISMA dhe të i bashkoheshin VVsë.

    Lideri i saj i ftojke (tinëz liderit të partive partnere) anëtarët e kryesisë së këtyre dy partive në kafe e darka e bile krijonte edhe miqësi përsonale me qëllim të rekrutimit në parti të tij. Si duket këtë kulturë e ka aplikuar edhe tek lista Guxo/ dhe “partneriteti” me Vjosën. Pastër po shihet që ja ka “vjedhë” djathtisten Shwarz dhe e ka shëndrruar në militante të së majtës pastërt Anti-Vjosë.

    Nëse partitë opozitare pas zgjedhjeve mendojnë seriozishtë që të i bashkohen VV-së është mirë me ditë në fillim se kurrë nuk do të jenë partnerë të VV-së as të Kurtit por do të shëndrrohen vetëm në një klub të nënshtruarve pa pikë dinjiteti të VV-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!