Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një fotografi me ballinat e gazetave pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 ku kishte fituar Partia Demokratike e Kosovës.
Endrit Thaçi ka thënë se këto kishin qenë zgjedhjet e shtata me radhë që i kishte fituar babai i tij Hashim Thaçi, duke shtuar se s’ka politikan në Kosovë që ka fituar më shumë zgjedhje në mbi dy dekada liri.
“Jam krenar me ty bab”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Hashim Thaçi, ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Gjykimi ndaj tij dhe të tjerëve tyre ka filluar në prill të vitit të kaluar dhe ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.
Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.
Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.
Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020. /Reporteri.net/