×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    Sa është jetëgjatësia mesatare në Kosovë, çka thotë raporti i Bankës Botërore

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 19:19

    Banka Botërore ka  publikuar me një raport lidhur me jetëgjatësinë e popullsisë në botë, ndërsa nga të dhënat për Ballkanin Perëndimor, Kosova qëndron e para për jetëgjatësinë e popullit të saj.

    Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore e që i referohen zyrave kombëtare të statistikave jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vjet.

    Nga këto të dhëna del se, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Në raportin “Perspektivat e Popullsisë Botërore: Rishikimi 2022”, Kosova prin me jetëgjatësinë mesatare të pritur që është 80 vjet.

    Pas Kosovës, vjen Shqipëria me 77 vjet, Mali i Zi me 76, Bosnja dhe Hercegovina me 75, Serbia 75 dhe Maqedonia e Veriut me 74 vjet. /Rdeporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!