×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Presidentja me familje në panair: S’ka teknologji që e zëvendëson ndjesinë e leximit të librit

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 21:08

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Panairin e Librit, që po mbahet në Prishtinë.

    Ajo ka publikuar pamje prej atje, ku shihet se ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu dhe dy vajzat e tyre.

    Osmani krahas fotografive të publikuara, ka thënë se nuk ka teknologji që mund të zëvendësojë ndjesinë e leximit të librit.

    “Panairi i librit në Prishtinë! Nuk ka teknologji apo inovacion që mund të zëvendësojë ndjesinë që i jep shpirtit leximi i librit”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!