×
  • Lajme
  • Lajme / ShKShMK jep detaje

    Gjendet shtetasi i huaj i cili kishte humbur në malet e Sharrit

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 11:27

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili ishte humbur dje në zonën e qendrës skitare të Brezovicës. Ai ishte shtetas i huaj.

    ShKShMK’ja dje në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një operacion në malet e Sharrit.

    Personi i humbur është në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Pas një kohë të shkurtë është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve.

    Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka patur të ftohtë.

    Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës”, thuhet në njoftimin etyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!