×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Dogana kapë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera afro tetë mijë eurove

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 12:53

    Dogana e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas doganës, vlera e këtyre mallrave është 7,900 euro.

    Komunikata:

    Kapet sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara në PKK Vërmicë

    Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht.

    Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara “Pjesë rezerve për makineri të rënda”. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7,900 euro.

    Me këtë rast, konstatojmë se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!