×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Aksident mes një veture dhe biçiklisti në Suharekë, një 14-vjeçar pëson lëndime të rënda trupore

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 14:50
    Foto ilustrim

    Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur mes një biçiklisti dhe një veture në fshatin Dobërdelan të Suharekës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    I njëjti ka bërë të ditur se biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

    “Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe biçiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Biçiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!