×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Vetura godet biçiklistin 14-vjeçar në Suharekë, i shkaktohen lëndime të rënda

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 18:57

    Një 14-vjeçar është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete mbrëmë në Dobërdelan të Suharekës.

    Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha se çiklisti i mitur është dërguar për tretman mjekësor.

    “Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës”.

    “Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!