Legjenda portugeze, Luis Nani, raportohet se është në negociata të avancuara me skuadrën shqiptare Gostivari.
Të paktën kështu shkruan mediumi maqedonas “Makfudbal” që raporton se gjithçka është pranë përfundimit, me lojtarin që ka marrë një ofertë të mirë financiare dhe po konsideron seriozisht ta pranojë ofertën.
Ditëve në vijim, Nani do të vendos nëse do ta pranojë ofertën e Gostivarit, që do ta rriste padyshim nivelin e ligës së Maqedonisë të Veriut në tjetër nivel.
Portugezi ka bërë histori duke qenë lojtar i Manchester Unitedit, ndërsa ka luajtur edhe për klube si Fenerbahce, Valencia, Sporting Lisbon, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Adana Demirpos.
37-vjeçari ndër të tjera ka 122 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë, ku ka kontribuar edhe me 24 gola në proces.
Gostivar përndryshe është në negociata me Vedran Qoveskin, portierin e Strugës Darko Glisic dhe Konstantin Cesmedjiev.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.