×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Osmanit, Tony Blair pritet në takim nga Konjufca

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 10:50

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

    Blair, më herët u takua me presidenten Osmani, me ç’rast mbajtën një konferencë për media.

    Tony Blair sot do t’iu drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.

    Ai, bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!