×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Kurti e pret në Kryeministri Blairin

    Reporteri
    10 Qershor 2024 | 11:20
    Foto: EO

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit, shkruan Reporteri.net.

    Blairi takimin po e zhvillon me Kurtin pak pasi përfundoi fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

    Takimi i Kurtit me Blairin është duke u zhvilluar pa praninë e mediave në objektin e qeverisë.

    Kryeministri Kurti, po ashtu sot në orën 16:00 merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    Blair: Kosova po përballet akoma me sfida, por në të ardhmen duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!